Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Skemat piramidale online/ Gjykata e Fierit lë në burg 4 të akuzuar, masa më e lehtë për dy të tjerë
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 60-ditor për katër nga të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “XUEX”, që goditi skemat piramidale online. Për dy të tjerë, mes tyre kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, gjykata caktoi masën “Detyrim paraqitje”.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Të akuzuarit Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi kanë mbërritur në gjykatë mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, të shoqëruar nga dy furgonë policie, ndërsa jashtë ndodheshin familjarë të tyre. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, nën drejtimin e gjyqtarit Genci Busho dhe me përfaqësimin e prokurores Jonida Allushi. Reklama në FieriWeb - “KETU MUND TE...