Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se opozita nuk do të mbajë një qëndrim bojkotues në komisionet parlamentare, por do të jetë e pranishme për të denoncuar shkeljet dhe manipulimet që, sipas tij, kryen mazhoranca.Në një intervistë për RTSH, Gjekmarkaj e cilësoi ndryshimin e rregullores së Kuvendit si “një grusht të vogël shteti brenda parlamentit”, duke shtuar se opozita u përjashtua nga konsultimet. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është “të zvogëlojë rolin dhe peshën” e opozitës në Kuvend.“Nuk është thjesht një ndarje e re e komisioneve, por një grusht i vogël shteti brenda parlamentit, pasi Rregullorja e Parlamentit është një institucion menjëherë pas Kushtetutës, dhe u ndryshua në mënyrë të njëanshme, pa e konsultuar opozitën dhe pa konsensusin e saj. Synimi...