Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Diella hap profil në Facebook, ka një mesazh për qytetarët
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella, ka profilin e saj zyrtar në rrjetin social në Facebook. Në një video të postuar nga kreu i qeverisë, Diella jep mesazhin e saj të parë për qytetarët. “Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj, u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast”, shprehet Diella.