Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Seancë maratonë në Kuvend/ Debate dhe diskutime, çfarë pritet të ndodhë sot
Sot në orën 10:00 do të nisë në Kuvendin e Shqipërisë një seancë plenare maratonë, ku do të prezantohet përbërja e qeverisë së re dhe programi i saj qeverisës për mandatin e katërt. Seanca është thirrur me urdhër të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në bazë të rregullores parlamentare dhe dekretit të Presidentit të Republikës. Rendi i ditës parashikon shqyrtimin dhe votimin e projektvendimit “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Kjo pritet të jetë një seancë e gjatë dhe me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës.