Tregu i fondeve të investimeve arrin 69 miliardë lekë, përpjekje për diversifikim të portofolit

Tregu i fondeve të investimeve arrin 69 miliardë lekë, përpjekje për diversifikim të portofolit

Tregu i fondeve të investimeve shënoi rritje dhe zgjerim gjatë gjysmës së parë të vitit 2025. Me një rritje të ndjeshme të vlerës së aseteve neto dhe të numrit të investitorëve, ky treg po konsolidohet si një alternativë e besueshme dhe me potencial të lartë investimi. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera neto e aseteve të tregut, arriti në fund të 6-mujorit të parë të vitit mbi 69 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 7724 milionë lekësh ose 12,59%, krahasuar me fundin e vitit 2024. Investimet kryesore janë përqendruar në titujt qeveritarë, konkretisht bono thesari dhe obligacione, të cilët përbëjnë 83,84% të totalit të investimeve. Ndërsa 5,79% e investimeve janë orientuar drejt tregjeve financiare ndërkombëtare, duke reflektuar një përpjekje...