Më duhen disa deputetë borxh/ Hilja e poshtër në kuvend, për të marrë ca para qyl nga shteti

Më duhen disa deputetë borxh/ Hilja e poshtër në kuvend, për të marrë ca para qyl nga shteti

Nga Esiona Konomi Vetëm 6 nga subjektet që garuan më 11 maj, mundën të siguronin mandate në parlament. Por tashmë që Kuvendi i ri është konstituuar, rezulton që parti parlamentare të jenë 15. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së koalicioni i Sali Berishës ka prodhuar 9 parti të tjera. Disa prej tyre përfaqësojnë aleatët të cilëve Berisha u dha vende të listat e sigurta, ndërsa disa të tjerë kanë përdorur një truk me ndihmën e PD-së për të figuruar si parti parlamentare. Kështu, përveç Partisë së Lirisë, Partisë Agrare Ambientaliste, Partisë Republikane, PDIU-së dhe PBDNJ-së që kishin kandidatët e tyre në listat e mbyllura e që fituan mandate, si parti parlamentare figurojnë edhe Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane dhe Fryma e...