Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet më 23 shtator për shkarkimin e Erion Veliajt
Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të kërkojnë ditën e martë (23 shtator) shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas këtyre informacioneve, këshilltarëve socialistë të Tiranës ju kërkua që të procedojnë me kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt, duke aktivizuar nenin 62 të qeverisjes vendore, që ka të bëjë me mosparaqitjen në detyrë prej 3 muajsh. Kërkesa është firmosur nga të gjithë këshilltarët socialistë të pranishëm në mbledhje. Kujtojmë që Erion Veliaj nuk është paraqitur në detyrë prej më shumë se 6 muaj, që prej arrestimit të tij më 10 shkurt 2025. Që prej asaj kohe ai ndodhet me masë sigurie arrest në burg nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. Vetë Veliaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kërkuar disa herë në shkallët...