Këshilltarët e PS firmosën pro shkarkimit të Veliajt, ironia e ish-deputetit socialist: Superskuadra paska qenë…

Këshilltarët e PS firmosën pro shkarkimit të Veliajt, ironia e ish-deputetit socialist: Superskuadra paska qenë…

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, ka ironizuar situatën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku janë vetë anëtarët socialistë që po kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lutaj thotë se Veliajn po e shkarkon skuadra e tij e ngushtë. “Duhet pasur pak kujdes kur i zgjedh bashkëpunëtorët! Sepse superskuadra, superekipi, super, super, super… që na shpifej sa herë e dëgjonim, paska qenë komplet tjetër gjë”, shkruan ish-deputeti në “Facebook”. Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, që pak ditë më parë kërkoi edhe nisjen e procedurave për largimin e Erion Veliajt nga drejtimi i Bashkisë, anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak u mblodhën sot për të përgatitur kërkesën për shkarkimin e Veliajt, duke theksuar mungesën 3 mujore të kryebashkiakut në detyrë....