Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gaz Bardhi pendohet: Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit! Kemi gabuar që e kemi votuar
Në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka pranuar se Kodi Zgjedhor me të cilën palët hynë në procesin elektoral të 11 majit, ka qenë më i keq se ai i vitit 2021. Bardhi shprehu hapur pendesën e tij për votimin e këtij Kodi, duke thënë se mban përgjegjësi personale, pasi duhej marrë më shumë kohë për të eksploruar mundësi të tjera. “Ne kemi një sistem elektoral me listë të mbyllura dhe lista të hapura. Sigurisht që në listat e mbyllura duhet të ketë një përfaqësim që përfshin pjesën dërrmuese të popullsisë të atij qarkut. Unë gjykoj se ishte më i keq se ai i vitit 2021. Mendoj që nëse zbatimi në praktikë, që ne e hasëm gjatë kësaj...