Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë në Pogradec/ Një motorist gjendet i shtrirë në tokë, dërgohet në spital në gjendje kritike
Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku është gjetur i rrëzuar në rrugë drejtuesi i një motori. Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një aksident rrugor apo me humbje të kontrollit nga vetë drejtuesi i motorit. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa dyshohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.