Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U zgjodh kryetar i grupit të PD, Gazment Bardhi rrëfen prapaskenat: Si u mor vendimi
Zgjedhja e kryetarit të grupit parlamentar demokrat është vetëm kompetencë e kryetarit Sali Berisha. Në një intervistë në “Off Record” me Andrea Dangllin, kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi rrëfeu në A2 CNN se propozimi i Berishës u mbështet nga kolegët e tjerë ndërsa përgjigjet edhe për zërat kritikë ndaj tij në parti. “Unë isha kryetar në detyrë i PD, e kam drejtuar gjatë legjislaturës së shkuar, se propozimet janë kompetencë ekskluzive e kryetarit të partisë. Kryetari ka bërë propozimet dhe kolegët kanë mbështetur me votë propozimet”. I pyetur nëse për Bujar Leskaj ka diçka në raporte personale që e nxiti të shprehej hapur kundër tij si kryetar grupi të PD-së Bardhi e mohoi një gjë të tillë dhe tha s eka një raport normal me të. “Një raport normal mes kolegësh Leskaj ka shprehur mendimin e tij...