Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mesila Doda ‘po tradhton’ PD-në? Gaz Bardhi zbërthen raportet me PDIU: Dje fola 30 minuta me Shpëtim Idrizin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, pozicionin e ligjvënëses Mesila Doda, e cila vjen nga radhët e PDIU, por e fitoi mandatin nga lista e sigurtë e koalicionit PD-Aleanca Shqipëria Madhështore në zgjedhjet e 11 majit. Bardhi nënvizoi se deri në këtë moment PD është në koordinim të përditshëm me të gjithë aleatët dhe kur u pyet nëse ky koordinim vlen edhe për PDIU, tha: “Absolutisht po”. Sipas Bardhit, regjistrimi i Dodës si deputete e pavarur është procedurë normale parlamentare në kushtet kur subjekti politik që ajo përfaqëson nuk i ka 7 deputetë për të formuar një grup parlamentar. Më tej ai shtoi se ka pasur bisedë telefonike me Mesila Dodën dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin ku kanë diskutuar për vijueshmërinë e aksionit opozitar në Parlament. “Zonja Doda nuk...