Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament
“Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar aksesin e gazetarëve në oborrin e Parlamentit, u heqin përfundimisht mundësinë gazetarëve për të pasur kontakte direkte me deputetët dhe ministrat, të cilët duhet të japin llogari për punën e tyre,” shkruan organizata që mbron të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias. Kryetari i AGSH, Isa Myzyraj, i tha BIRN se sipas informacioneve që ai kishte, plani i kufizimeve është bërë i ditur në një takim informal të thirrur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla me disa gazetarë që mbulojnë punën e parlamentit, takim ku ka marrë pjesë dhe zëdhënësja e kryeministrit Edi Rama, Manjola Hasa. Grupi i PS-së nuk komentoi mbi shqetësimet...