Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vokshi: Rama po vendos regjim pa llogaridhënie përmes ‘ministres’ Diella! Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend
E ftuar në intervistën e ditës, në Syri TV me Armela Ferkon, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama se po vendos një regjim pa llogaridhënie, përmes emërimit antikushtetues të një ministreje digjitale, 'Diella', që sipas saj është një fasadë për të fshehur korrupsionin dhe për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore. Vokshi deklaroi se qëllimi i vërtetë i Ramës është që të heqë firmën, emrin dhe përgjegjësinë nga çdo vendimmarrje, duke përjashtuar SPAK-un dhe publikun nga çdo informacion mbi tenderat, koncesionet apo abuzimet me fondet publike. Ajo e cilësoi këtë si një manovër të rrezikshme për të thelluar autoritarizmin dhe për të mbyllur gojën opozitës dhe qytetarëve. Më tej, deputetja denoncoi përfshirjen direkte të grupeve kriminale dhe karteleve të drogës në zgjedhje,...