Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi
Nga Nevena Bogdanoviq- Radio Evropa e Lire Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë. Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse, të cilat i akuzojnë BE-në dhe vendet e saj anëtare se qëndrojnë prapa protestave antiqeveritare në Serbi. Teksa më 1 nëntor shënohet përvjetori i vdekjes së 16 njerëzve në aksidentin që nxiti protestat masive, Kremlini i përshkruan si ‘trushpëlarë’ mijëra qytetarë që kërkojnë llogaridhënie nga pushteti. Në një njoftim të Shërbimit të Jashtëm Informativ të Rusisë (SVR) më 15 shtator, thuhet ‘veprimtaria subversive’ e Brukselit është hedhur në veprim. Studentët që kanë bllokuar fakultetet dhe që udhëheqin protestat, përshkruhen si ‘të rinj të radikalizuar’ që po kalojnë nga protestat paqësore drejt metodave ‘revolucionare’ të përleshjes dhe dhunës. ‘Sfondi...