Producenti i Beyonce dhe Drake gjendet i vdekur në apartamentin e tij

Producenti i Beyonce dhe Drake gjendet i vdekur në apartamentin e tij

Sidney Brown, producenti që punoi me Drake, Lil Wayne dhe Beyoncé, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në East Harlem. Sipas PageSix, një anëtar i familjes e gjeti atë pa ndjenja në apartamentin e tij në East Harlem javën e kaluar në moshën 49 vjeç. Artisti, i cili njihej në industrinë e muzikës me emrin skenik Omen, thuhet se ndërroi jetë më 13 shtator, konfirmoi nëna e tij, Martha Brown, për TMZ. “Shkaku dhe mënyra e vdekjes janë nën hetim “, tha zyra e mjekut ligjor të qytetit në një deklaratë. Të dashurit e tij shkuan ta kërkonin kur ai nuk u paraqit për setin e tij të planifikuar si DJ në Barawine Harlem, ku kishte punuar për më shumë se një dekadë,...