Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

Arrestimi për orën dhe borxhet ndaj ATK-së? Reagon Mozzik

Reperi i njohur, Mozzik, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan së fundmi në media për një arrestim të mundshëm dhe një borxh ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Në një deklaratë të bërë publikisht, artisti i ka cilësuar këto raportime si “rrena dhe shpifje”, duke theksuar se informacionet e përhapura nuk janë të vërteta. Mozzik bëri të ditur se tashmë ka dhënë deklaratë zyrtare, në praninë e avokatit të tij, Arianit Koci, lidhur me çështjen e orës së dorës të markës Richard Mille, e cila sipas tij ishte arsyeja e përmendjes së tij në media mbrëmjen e kaluar. Ai shtoi më tej se sulme të tilla i përballon me qetësi dhe nuk i japin peshë të panevojshme. “Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk...