Projektligji për “Barazinë Gjinore” ndez debat, Albana Osmani: Deformim i thelbit të qenies njerëzore

Projektligji për “Barazinë Gjinore” ndez debat, Albana Osmani: Deformim i thelbit të qenies njerëzore

Projektligji i fundit për “Barazinë Gjinore”, që tashmë është depozituar në parlament, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Drafti i përfunduar sjell një ndryshim të dukshëm nga versioni fillestar, duke zgjeruar konceptin e gjinisë si një nocion “gjithëpërfshirës”. Kjo nënkupton njohjen ligjore të identiteteve gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë-grua dhe të drejtën e individëve për të deklaruar hapur shprehjen e tyre gjinore. Ky formulim i ri është parë si një hap drejt përputhjes me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit, por në të njëjtën kohë ka ndezur polemika të forta. Ndër figurat publike që janë shprehur hapur kundër, është edhe prezantuesja Albana Osmani. Në një postim të gjatë, ajo ka theksuar se projektligji nuk duhet të kalojë, pasi sipas saj përfaqëson “deformim të vlerave...