Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

Genar Topalli, ka reaguar  në rrjete sociale lidhur me aludimet e shumta nëpër media për vlerën që ka kapur organizimi i dasmës së tij dhe moderatores sportive Cindy Marina e organizuar në Romë të Italisë. Topalli ka shkruar se e gjithë ceremonia është financuar nga ai, Cindy dhe prindërit e kësja të fundit, të cilët të gjithë punojnë dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku drejtojnë biznese në fushën e transportit. Ndër të tjera, Genari thekson se ceremonia martesore nuk ka arritur asnjë shifër jashtë normales së dasmave shqiptare. REAGIMI: “Të dashur miq, familjarë dhe të njohur, Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina. Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime...