Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kosova/ Drenica feston në Gjilan, bie Drita
Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, ka regjistruar humbjen e dytë në edicionin aktual, teksa është mundur nga Drenica në shtëpi, 1:0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Altin Vojvoda pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, me një gjuajtja të saktë nga zona. Drita, që tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, ka një start të vështirë në Superligë: në katër ndeshje ka dy humbje (kundër Ferizajt 1-0 dhe Drenicës 1-0) dhe dy barazime (2-2 me Prishtinën dhe 1-1 me Llapin). Pas këtij rezultati, Drita renditet në vendin e nëntë me dy pikë. Ndërkohë, Drenica pas kësaj fitoreje tepër të rëndësishme ngjitet në vendin e katërt me shtatë pikë,...