Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Qytetarët presin me vite për një vendim’, Dhoma e Avokatisë Vlorë thirrje KLGJ-së: Të merren masa emergjente
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje mbeten të bllokuara dhe qytetarët presin me vite për një vendim ligjor. Sipas Dhomës së Avokatisë, mosfunksionimi i këtyre gjykatave, i shoqëruar me mungesë të gjyqtarëve dhe ambienteve, është rezultat i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Çdo vonesë në shqyrtimin e çështjeve sipas Dhomës së Avokatisë, përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia. Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje KLGJ-së të ndërmarrë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy gjykatave, duke shtuar gjyqtarët dhe garantuar shqyrtimin efektiv të çështjeve të pezulluara. Sipas saj, çdo vonesë tjetër...