Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma e Avokatisë Vlorë: KLGJ mban përgjegjësi, mijëra çështje të bllokuara në gjykata e Apelit

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar me tone të forta ndaj situatës së krijuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje janë të bllokuara prej vitesh. Në një deklaratë publike, kjo dhomë e avokatisë e cilëson situatën si ‘dështim të hapur institucional’ dhe fajëson drejtpërdrejt Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për mosmarrjen e masave të nevojshme. Sipas Dhomës së Avokatisë, mosfunksionimi normal i dy gjykatave të apelit, mungesa e gjyqtarëve dhe ambienteve të përshtatshme, si dhe zbatimi i hartës së re gjyqësore kanë sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë Mbi bllokimin e çështjeve në Gjykatat e Apelit dhe përgjegjësinë e KLGJ. Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh...