Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PS vendosi shkarkimin e Veliajt, Gjikondi: Hap moral dhe ligjor, ka mbajtur peng Bashkinë e Tiranës për 7 muaj
Të mërkurën, Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur për të shqyrtuar procedurën e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej rreth shtatë muajsh në Durrës. Nisma për shkarkimin e tij është cilësuar nga avokatja Brizida Gjikondi si një hap me karakter moral, politik dhe ligjor. Gjatë një interviste televizive, Gjikondi theksoi se Veliaj ka mbajtur peng institucionin e Bashkisë dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas ndalimit të tij. Ajo shtoi se situata aktuale në kryeqytet pasqyron mungesën e një qeverisjeje efikase dhe dështimin e klasës politike për të treguar përgjegjshmëri morale. Ndërkohë, vendimi për shkarkimin pritet të varet edhe nga qëndrimi që do të mbajë grupi i djathtë në Këshillin Bashkiak. “Unë e gjykoj si një procedurë morale,...