Takimi në selinë e PS për Veliajn, Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet më 23 shtator

Takimi në selinë e PS për Veliajn, Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet më 23 shtator

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e martë, më datë 23 shtator, në orën 16:00. Siç raporton gazetarja Klesiana Omeri, në mbledhjen e së martës që pritet të thirret nga kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino, pritet të bëhet dhe të dorëzohet kërkesa zyrtare për shkarkimin e Erion Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshilltarëve socialistë të bashkisë, që u mbajt në selinë e Partisë socialiste. Ky është hapi i parë zyrtar i PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti. Pas...