Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

Nis sezoni i virozave, paralajmëron pediatrja: Ja kush duhet patjetër të vaksinohet kundër gripit këtë vit

280 mijë doza të vaksinës kundër gripit janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, teksa kemi hyrë zyrtarisht në sezonin e virozave. Fushata kombëtare e vaksinimit do të nisë më 22 shtator dhe synon të mbrojë qytetarët nga viruset e grupit A dhe B, që pritet të qarkullojnë gjatë muajve në vijim. Vaksina rekomandohet veçanërisht për personat mbi 65- vjeç, ata me sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, si edhe të gjithë qytetarët me risk të lartë për komplikacione shëndetësore. ‘Grupmosha e tretë është ajo që rekomandohet. Pra, qoftë ato me probleme kardiake, me diabet, me probleme të veshkave, me probleme pulmonare, kanë një lloj probabiliteti për t’u prekur nga viroza dhe rekomandohet vaksina e gripit’, tha Sonila Brati, pediatre. Por a duhet të vaksinohen edhe...