Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern gjen sulmuesin për 2026! Gati të investojë 70 mln euro
17 Shtator 2025 17:14 Telesport Lois Openda është sërish në qendër të vëmendjes. Ai po ndiqet me interes të veçantë nga Bayern, sipas raportimeve të Fichajes. Sulmuesi belg, aktualisht i huazuar te Juventusi, pritet të largohet nga Serie A në fund të sezonit. Lois Openda është një emër i njohur në kampionatin gjerman. Sipas Fichajes, Bayern e ka vendosur 25-vjeçarin në krye të listës së objektivave për sulmin, duke qenë se Harry Kane është drejt fundit të karrierës. Bayern është gati të ofrojë deri në 70 milionë euro për kartonin e tij.