Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U pre në kraharor gjatë punës, përfundon në urgjencë 69-vjeçari
Një 69-vjeçar është parqitur në urgjencën e spitalit të Vlorës ditën e sotme, pasi kishte plagë në trup të shkaktuara nga një mjet prerës. Burime bëjnë me dije se 69-vjeçari është prerë në kraharor me trako ndërsa ka qenë duke punuar. Njoftimi: Gjatë ditës së sotme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi P. P., 69 vjeç, banues në Himarë, i cili ka deklaruar se gjatë punës për riparimin e disa dërrasave në afërsi të banesës së tij, në fshatin Ilias, aksidentalisht është dëmtuar me mjetin prerës (troko), në pjesën e kraharorit. 69-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.