‘Berisha ka kapitulluar politikisht’, Gjikondi: Retorika e tij po i shërben Ramës

‘Berisha ka kapitulluar politikisht’, Gjikondi: Retorika e tij po i shërben Ramës

Juristja dhe komentatorja politike Brizida Gjikondi ka deklaruar në një emision televiziv se koha e Sali Berishës në politikë ka marrë fund, duke e cilësuar retorikën e tij si dinake dhe të pavlerë për elektoratin. Ajo komentoi edhe vizitën e fundit të Berishës në Bruksel, duke thënë se kritikat ndaj reformës në drejtësi janë të pabazuara dhe të dëmshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Fjalimi i Berishës sot, duke goditur gjithë gjyqtarët, vettingun dhe reformën në drejtësi, është komplet një gjë që çon ujë në mullirin e Edi Ramës,” – deklaroi Gjikondi. Gjikondi theksoi se reforma në drejtësi është ndër pikat më të mbrojtura nga BE dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe sulmet ndaj saj nuk bëjnë gjë tjetër veçse dobësojnë opozitën dhe i japin...