Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Durrës/ Zhdukja pa gjurmë e turistit në Golem, familja dhe ambasada çeke apel për ndihmë
Familja dhe ambasada çeke në Shqipëri kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 68 vjeçarit Pavel Pospisil i cili ka humbur kontaktet në vajzën dhe bashkëshorten e tij prej datës 12 shtator 2025, teksa kishte dalë për një shëtitje buzë detit në Golem. Pavel Pospil është parë për herë të fundit në një hotel në Durrës teksa është larguar në datën 12 shtator rreth orës 11. Një ditë më pas ai është shpallur i humbur dhe policia shqiptare ka nisur zyrtarisht kërkimet për të. Ambasada u bën thirrje qytetarëve që për çdo informacion që mund të kenë të kontaktojnë me policinë shqiptare për të ndihmuar në gjetjen e tij. Lexo dhe: Durrës, zhduket pa gjurmë turisti çek - Pavel Pospisil Një ditë më parë për Syri Televizion, vajza dhe bashkëshortja e...