Matjet e Eurostat, inflacioni i gushtit 2.3%, ushqimet dominojnë rritjen

Matjet e Eurostat, inflacioni i gushtit 2.3%, ushqimet dominojnë rritjen

I matur me metodologjinë e Eurostat Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Gusht 2025 u rrit me 2,3 %.Rritja më e madhe e çmimeve prej 9,9 % vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,7 %. Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 1,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6 %, “Komunikimi” me 1,1 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 1,0 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 0,7 %.Në muajin Gusht 2025, ndryshimi mujor i matur...