Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
OSBE në Tropojë, nxit të rinjtë të marrin pjesë në zgjedhje
Në kuadër të Javës së Demokracisë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një aktivitet në Tropojë, ku mori pjesë edhe kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran. Aktiviteti synon nxitjen e të rinjve për pjesëmarrje në proceset zgjedhore në Shqipëri. Në aktivitet morën pjesë të rinj dhe gjimnazistë nga shkolla të mesme në Tropojë. OSBE cilëson se “një demokraci e shëndetshme do të thotë që zëri i çdo qytetari të dëgjohet. Prandaj ne përqendrohemi te pjesëmarrja e të rinjve në zgjedhje dhe rëndësia e votës si një mjet për të ndikuar në vendimmarrje”. Sipas OSBE-së, takimi i karakterizuar nga një pjesëmarrje aktive e të rinjve përfshiu edhe diskutime të hapura dhe një simulim praktik të votimit duke ofruar një përvojë argëtuese dhe edukative mbi fuqinë e...