Gjoba të rreme në qarkullim, paralajmërim për mashtrim kibernetik

Gjoba të rreme në qarkullim, paralajmërim për mashtrim kibernetik

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka lëshuar një thirrje për kujdes ndaj qytetarëve përballë një valë të re mashtrimi kibernetik. Një mesazh i quajtur “smishing” po qarkullon aktualisht, duke u premtuar qytetarëve gjoba të rreme për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i mashtrojë ata. Ky mesazh i rrezikshëm përmban një link mashtrues dhe inkurajon marrjen e pagesave online. AKSK thekson se ky nuk është një komunikim zyrtar nga asnjë institucion shtetëror. Prandaj, çdo qytetar që merr një SMS të tillë duhet ta injorojë plotësisht, të mos klikojë në linkun e ofruar dhe të mos japë asnjë informacion personal. AKSK ka ndërmarrë masa të menjëhershme për të raportuar dhe bllokuar faqen mashtruese, duke synuar parandalimin e çdo dëmi të mundshëm që...