Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve që mund të pasojnë Altin Dumanin

Gara për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ja kush janë emrat e prokurorëve që mund të pasojnë Altin Dumanin

Janë bërë publike disa nga emrat potencialë që lakohen nga kolegët e tyre, të cilët mund të hyjnë në garë për të drejtuar SPAK, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Altin Dumani. Sipas saj, janë 20 emra prokurorësh, por vetëm 18 prej tyre mund të futen në garë, pasi Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk u lejohet më të konkurrojnë pasi e kanë mbajtur më parë këtë detyrë. Disa nga emrat më potencialë që mund t’i futen kësaj gare, janë Klodian Braho, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Elvin Gogaj, Anita Jella, Doloreza Musabelliu apo Sotir Kllapi. Këta emra nuk janë të konfirmuar ende, por janë ata që përfliten nga kolegët e tyre si më potencialët. Por kush është profili i këtyre prokurorëve? Klodian Braho, njihet...