Seanca mund të zgjasë deri të premten/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend!

Seanca mund të zgjasë deri të premten/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në Kuvend!

Prioritetet më kryesore mbeten procesi i integrimit, infrastruktura, arsimi, shëndetësia, rritja e pagave dhe pensionet. Kryeministri Edi Rama do të paraqesë nesër në një seancë maratonë në Kuvend programin qeverisës. Programi bazohet në tre shtylla, Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme, Mirëqenie Për Të Gjithë. Parlamenti ka në seancën plenare të ditës së nesërme votëbesimin e ministrave të qeverisë ‘Rama 4’. Seanca mund të zgjasë deri të premten, pasi në kryesinë e Kuvendit është vendosur që secili nga 140 deputetët të kenë të drejtën për 10 minuta kohë për diskutim.