Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zgjidhet ngërçi, hapet gara për drejtorët e departamenteve në Polici
Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 15:27 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është vënë në lëvizje për të kryer disa punë, peng i një ngërçi njëvjeçar. Me ndryshimin e ministrit të Brendshëm, edhe në strukturën drejtuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të ketë emra të rinj për drejtorët e departamenteve. Sipas ligjit të ri për Policinë e Shtetit që u miratua një vit më parë, drejtori i përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, drejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve do të zgjidheshin me konkurs. Por gara për drejtorët e departamenteve në drejtorinë e Përgjithshme nuk u zhvillua dhe mbeti pezull, për arsye ende të paqarta. Edhe pse drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike Rebani Jaupi dha dorëheqjen që...