‘Lufta’ mbaroi? Çfarë po ndodh mes Drilon Ramës dhe Eduart Kuqit

‘Lufta’ mbaroi? Çfarë po ndodh mes Drilon Ramës dhe Eduart Kuqit

Drilon Rama dhe Eduart Kuqi ishin ndër konkurrentët që krijuan një lidhje të fortë shoqërore gjatë qëndrimit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Gjatë javëve të kaluara në shtëpi, dyshja u shfaqën shpesh në harmoni, duke ndarë momente mbështetjeje dhe mirëkuptimi, që i bënë të duken si një ndër miqësitë më të qëndrueshme të këtij sezoni. Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, duket se marrëdhënia e tyre nuk e ruajti të njëjtën afërsi. Tensionet dhe disa deklarata të nënkuptuara kanë çuar në një distancim mes tyre, gjë që u reflektua edhe në rrjetet sociale, ku të dy nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin. Por së fundmi, një veprim i vogël, por domethënës, ka ngjallur reagime tek fansat: Edit është parë të pëlqejë një nga...