Shpërndarje interesante tek Elbasani, Gvozdenoviçi aktivizon të gjithë lojtarët

Shpërndarje interesante tek Elbasani, Gvozdenoviçi aktivizon të gjithë lojtarët

Elbasani ka përdorur të gjithë afrimet e merkatos në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos, duke konfirmuar se grupi i ri po merr formën e plotë. Mes tyre, i fundit që u aktivizua ishte mesfushori Isi Manellari, i cili zbriti në fushë për herë të parë me fanellën verdheblu. Me aktivizimin e Manellarit, numri i lojtarëve të rinj që kanë marrë minuta për Elbasanin këtë sezon shkon në gjashtë, duke përfshirë edhe pesë afrimet e tjera si portieri Martin Janaçek, Fatjon Bunjaku, Donart Ibraimi, Antonio Delaj dhe Roei Ben Shimon, që tashmë janë bërë pjesë e rëndësishme e rotacionit. Kjo tregon se trajneri ka vendosur t’i japë besim të plotë çdo lojtari që iu bashkua skuadrës gjatë merkatos. Verdheblutë shënuan një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos,...