“Jemi në turbo spring drejt Europës”, Rama nderon Oliver Röpke, mesazhi i veçantë nga Parlamenti Europian

“Jemi në turbo spring drejt Europës”, Rama nderon Oliver Röpke, mesazhi i veçantë nga Parlamenti Europian

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot, 17 shtator, në Parlamentin Europian, në nder të Oliver Röpke, të cilit i mbaron mandati si President i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. “Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social në një ithtar të këtij dialogu”, u shpreh Rama fillimisht për Röpke. Rama theksoi se “mënyra si ai udhëhoqi Komitetin Ekonomik e Social Europian, ka lënë gjurmë të pashlyera në projektin europian”. “Ju siguruat që zërat tanë të jehojnë këtu si partnerë të plotë!”, shtoi ai më tej, duke thënë se “në kohë të ashpra, dialogu social është si oksigjeni”. Deklaroi se Röpke ka këmbëngulur fort që e...