“Plan i Edi Ramës”/ Kufizimi i mediave në parlament, reagon Shehaj: Një tentativë censure, goditje ndaj transparencës

“Plan i Edi Ramës”/ Kufizimi i mediave në parlament, reagon Shehaj: Një tentativë censure, goditje ndaj transparencës

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social instagram ndaj planit të kryeministrit Edi Ramës për të kufizuar aksesin e mediave në Parlament, duke e quajtur këtë një tentativë censure dhe një sulm të hapur ndaj demokracisë. Sipas tij , deputetët dhe ministrat duhet të shërbejnë para qytetarëve dhe të japin llogari publikut, dhe jo të fshihen pas një perdeje mediatike. Heqja e kamerave dhe kufizimi i mundësive për gazetarët, thotë ai, është një goditje ndaj transparencës dhe lirisë së informacionit. Ai theksoi se ky veprim synon të kthejë Kuvendin në një teatër propagandistik ku qytetarët nuk shikojnë asgjë nga e vërteta. Reagimi i plotë: Plani i Edi Ramës për të mbyllur gojën e mediave në Parlament është nje...