Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shtyllat e programit qeverisës, në fokus anëtarësimi në BE, rritja ekonomike dhe siguria
Në katër vitet që vijnë, kryeministri Rama ka në fokus tre shtylla kryesore që përbëjnë dhe boshtin e programit qeverisës. Ato janë: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë. Rritja e të ardhurave për frymë për qytetarët pritet të jetë rreth 40%, duke i çuar në 15 mijë euro deri në vitin 2029.Lexo edhe :Related Posts Gjithashtu parashikohet të hapen 100 mijë vende të reja pune, e shoqëruar kjo me mbështetje ndaj sipërmarrjes me politika fiskale të posaçme. Në arsim, synohet dyfishimi i numrit të nxënësve në shkollat profesionale, ngritja e laboratorëve inteligjentë, rritja e pagës mesatare të mësuesve dhe investime në infrastrukturën universitare. Qendra kulturore të reja pritet të hapen edhe jashtë vendit ndërsa do të vijojë restaurimi i objekteve...