Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat hap dyert për nxënësit dhe mësuesit/ Rama: Hapësirë e denjë për mësim
Kryeministri Edi Rama njofton se Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë pamje, ndrësa shkruan se ‘transformimi tërësor e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, dhe kjo falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër’. “Shkolla e Bashkuar “Muhamet Gjollesha” në Lazarat ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit me ambiente të rindura dhe kushte moderne, pas një transformimi tërësor që e ka kthyer shkollën në një hapësirë të denjë për mësim, falë investimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër”, shkruan Rama. Top Channel