Turizmi, net-qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

Turizmi, net-qëndrimet në hotele rritje vjetore 33.5% në korrik

Strukturat akomoduese në vendin tonë regjistruan një sezon të mbarë matur nga net-qëndrimet. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se kishte një rritje si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të netëve të qëndrimit në korrik 2025.Vizitorët gjithsej u rritën me 34,6%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 45,3% dhe rezidentë 11,2% krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar.Net qëndrimet gjithsej pësuan rritje vjetore me 33,5%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 44,4%, ndërsa ato nga rezidentët me 9,8%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare (+50,3%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+41,1%).Në profilin e tregjeve, Kosova vijon të udhëheqë me 21% të vizitorëve jo-rezidentë, e ndjekur nga Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca...