‘Klienteliste dhe…’, Braçe zbulon pse nuk votoi komisionet e reja parlamentare

‘Klienteliste dhe…’, Braçe zbulon pse nuk votoi komisionet e reja parlamentare

Deputeti socialist Erion Braçe nuk votoi 11 komisionet e reja parlamentare në seancën e të martës në Parlament. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thotë se janë dy arsye që nuk pranoi t’i votonte. Braçe ka treguar se arsyeja e parë lidhet me mungesën e ngritjes së komisionit të dezinformimit. Legjislatura e kaluar pati miratuar në Parlament strategjinë për dezinformimin dhe ndërhyrjet e jashtme, dokumenti i të cilës specifikonte edhe ngritjen e një komisioni parlamentar. “Lidhet me atë punë që u bë në vitin e fundit të legjislaturës së shkuar këtu në Kuvend për çështjet e dezinformimit, keqinformimit, ndërhyrjeve të huaja keqdashëse në shoqëri dhe në ekonomi. Kjo këtu është strategjia, dokumenti më i mirë që Kuvendi mund të ketë miratuar gjatë legjislaturës së shkuar. Një...