Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nga poliomeliti te humbja e dy djemve/ Jeta e Robert Redford u shënua nga tragjedi të shumta
Edhe pse Robert Redford hyri në histori si një nga aktorët dhe regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, jeta e tij prapa skenës nuk ishte gjithmonë e ndritshme. Ikona e Hollivudit, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Utah, mbartte me vete një histori të thellë dhimbjesh dhe sfidash personale që ndikuan edhe në karrierë. I lindur në Kaliforninë Jugore në vitin 1936, Redford u prek nga një formë e lehtë e poliomielitit pasi notoi në oqean. Ishte një kohë kur vaksina e Jonas Salk ende nuk ishte shpikur. Në shkollë të mesme, Redford iu bashkua një bande rruge dhe madje u arrestua për shkak të një makine të “huazuar” me bizhuteri të vjedhura në bagazh....