Dorëheqja e Ermal Dredhës, Këshilli Kryebashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

Dorëheqja e Ermal Dredhës, Këshilli Kryebashkiak i Vlorës vendos më 22 shtator për kryetarin e ri të komanduar

Është mbledhur këtë të mërkurë kryesia e Këshillit bashkiak të Vlorës, e cila ka vendosur thirrjen e mbledhjes së këshillit për zgjedhjen e njërit prej nënkryetarëve të bashkisë së Vlorës në krye të saj. Mbledhja do të zhvillohet më 22 shtator ku pritet të diskutohet mbi dorëheqjen e kryetarit të  bashkisë  Ermal Dredha dhe caktimin e një prej tre nënkryetarëve, Elis Halili, Irena Toshkallari dhe Klea Lalo për të kryer funksionet e kryetarit të bashkisë Vlorë. Ende nuk dihet procedura, nëse do të jetë votim i fshehtë apo do të përcaktohet ditën e mbledhjes. Ermal Dredha dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut më 10 shtator. Një ditë më pas, në një letër drejtuar qytetarëve, Dredha sqaroi se dorëheqja ishte një akt reflektimi dhe jo një...