Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Natyra është ‘aplikacioni’ më i mirë për sytë, si ta parandaloni miopinë tek fëmijët
                            Gjithnjë e më shumë fëmijë në Evropë po përballen me miopi, një problem shikimi që po merr përmasa shqetësuese. Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2050, deri në 70% e fëmijëve mund të kenë nevojë për syze, dhe shkaktarët kryesorë janë telefonat, tabletët dhe kompjuterët. Pasojat e përdorimit të tepruar të ekraneve përfshijnë sy të thatë e të lodhur, djegie, dhimbje koke dhe përkeqësim të shikimit. Oftalmologia Dr. Marija Trifunović thekson se ndërsa shumica e fëmijëve të vegjël hyjnë në shkollë me shikim të plotë, përqindja e atyre me dioptri minus po rritet ndjeshëm në Evropë, duke ndjekur tendencën e vendeve aziatike dhe të SHBA-së. “Fëmijët shikojnë gjatë në ekrane, nuk i pulsin sytë, dhe kjo shkakton tharje dhe lodhje më të shpejtë të syve”,...