Lëndohet me mjet prerës 69-vjeçari në Himarë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Lëndohet me mjet prerës 69-vjeçari në Himarë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një 69-vjeçar i dëmtuar me mjet prerës dërgohet në spitalin e Vlorës. 69-vjeçari ka marrë plagë në kraharor, ndërsa sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur në Himarë. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa nga policia kanë nisur hetimet. Përparim Popa, 69 vjeç, është dërguar fillimisht në spitalin e Himarës dhe më pas, për ndihmë më të specializuar, është dërguar drejt spitalit të Vlorës.