Programi qeverisës i PS/ Çfarë përmban ‘Mirëqenie Për Të Gjithë’, nga bashkitë te shëndetësia publike dhe pensionet

Programi qeverisës i PS/ Çfarë përmban ‘Mirëqenie Për Të Gjithë’, nga bashkitë te shëndetësia publike dhe pensionet

Programi qeverisës i Partisë Socialiste është publikuar ditën e sotme. Programi është ndarë në tre shtylla kryesore. Shtylla e tretë në këtë program qeverisës ka të bëj me mirëqenien e qytetarëve. Në këtë shtyllë përfshihen sektorë si mirëqenia, të rinjtë, familja, shëndetësia publike, sporti dhe kultura si dhe bashkitë. Shtylla III: Mirëqenie Për Të Gjithë Mirëqenia është kontrata jonë me qytetarët – jo privilegj për pakicën, por e drejtë për çdo shqiptar. Ky është vizioni i Shqipërisë 2030: një vend me fytyrë njerëzore, me barazi shansesh dhe institucione që punojnë për qytetarin. Fëmijët dhe të rinjtë janë boshti i politikave tona. Nga çerdhja dhe kopshti, tek shkolla që përqafon teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, nga arsimi profesional i lidhur me ekonominë reale tek universitetet me programe...