Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kryeministri, me qëllim për të krijuar tymnajë”/ Reagon ashpër deputeti: 101 deputetë, Rama bën lojë kungulleshkash
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në një studio televizive, komentoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për të ulur numrin e deputetëve në Parlament, duke e çuar në 101. “Pse 101 dhe jo 102? Kërkon të na fusë në lojë kungulleshkash. Kemi një forcë politike që pretendon se është mazhorancë, pasi ne nuk e njohim si legjitime, pasi i ka marrë nga aleanca me krimin. “De facto” sot kanë 83 mandate në Kuvend. Edhe sikur të lira e të ndershme të ishin zgjedhjet, 83 mandate nuk mjaftojnë për ndryshime kushtetuese”, tha Kaso. “Nuk ka arsye politike që të ndryshohet Kushtetuta. Nuk ka as nevojë për ndryshim Kushtetute. Rama shpiku numrin 101. Kryeministri, duke mos u ndalur në asnjë nga arsyet që na kanë...