Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Skandali”: Rexhë Byberi i Tropojës ja jep tenderat kushëririt
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër “skandal” në Bashkinë e Tropojës, duke akuzuar atë për shkelje ligjore dhe abuzime me tenderin e ndërtimit të rrugës “Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje”. Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tenderi me një fond limit prej 82.9 milionë lekësh është manipuluar për të favorizuar një kompani me lidhje familjare me kryebashkiakun Rexh Byberi. Në deklaratën e saj, Vangjeli theksoi se në këtë garë morën pjesë 11 kompani, por Bashkia skualifikoi gjashtë oferta me çmim më të ulët se ajo fituese. Fituese u shpall kompania “Vllaznimi” shpk, e cila sipas saj është në pronësi të një kushëriri të kryebashkiakut Rexhë Byberi, Bashkim Byberi. Skandali, sipas PD-së, thellohet me mosrespektimin e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). Kompania e...